Sigurimet qe ofrojme per automjete

Siguracion i Detyrueshëm për Makinën: TPL

Siguracioni TPL është i domosdoshëm për çdo automjet me targa shqiptare që qarkullon në Shqipëri. Ai mbulon dëmet që mund t’i shkaktoni palëve të treta në rast aksidenti. Afati i vlefshmërisë: 1 vit.

Siguracion makine per jashte shtetit: Karton Jeshil

Nëse planifikoni të udhëtoni jashtë vendit me automjetin tuaj, siguracioni Karton Jeshil është i domosdoshëm. Ai ju lejon të qarkulloni ligjërisht në vendet e huaja, duke mbuluar dëmet ndaj palëve të treta. Afati i vlefshmërisë: 15 ditë, 1 muaj, 3 muaj, 6 muaj, 1 vit.

Siguracioni i Detyrueshëm për Makinat me Targa të Huaja: Polica Kufitare

Nëse hyni në Shqipëri me një makinë me targa të huaja, ju duhet Polica Kufitare për të qarkulluar pa probleme. Ky sigurim mbulon dëmet që mund të shkaktoni ndaj palëve të treta brenda territorit shqiptar. Afati i vlefshmërisë: 15 ditë, 1 muaj, 45 ditë, 6 muaj, 1 vit.

AutoSOS: Asistencë Rrugore 24/7 në Shqipëri dhe Europë

AutoSOS është shërbimi më i ri për ndihmë rrugore, duke ofruar asistencë 24/7 në Shqipëri dhe Europë në bashkëpunim me EuropAssistance.

Minikasko: Mbrojtje e pjesshme, Siguri Maksimale

Sigurimi Minikasko mbulon dëmet që ndodhin nga përplasja mjet me mjet në rrugë, me dëmshpërblim deri në 1,000,000 lekë. Ky siguracion vlen edhe kur jeni fajtor në aksident.

Sigurimi KASKO: Mbrojtje e Plotë për Automjetin Tuaj

Sigurimi Full Kasko nga SIGAL UNIQA ofron mbrojtje të plotë për makinën tuaj kundër dëmeve aksidentale, vjedhjes, zjarrit, katastrofave natyrore dhe akteve keqdashëse